Një sondazh mbarëkombëtar në Kosovë nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) tregon se Serbia shihet si kërcënimi më i madh për Kosovën dhe është përgjegjëse për tensionet e fundit, derisa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë sipas 44% të anketuarve pritet të ndodhë 1-5 vjetët e ardhshme.
Po ashtu, 85% e të anketuarve kanë deklaruar se Serbia është kërcënimi më i madh për vendin, i pasuar nga Rusia me 84%, Kina (47%), Mali i Zi (22%), ShBA (14%), Shqipëria (13%) dhe Turqia (10%).
Të pyetur se kur mendojnë që Kosova do t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, 44% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se 1 deri në 5 vjet, brenda një viti (11%), në 6-10 vjet (14%), në 11-15 vjet (5%), në më shumë se 15 vjet (6%), kurrë (11%) derisa 9% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.
Ndërsa, se a është Kosova më afër apo më larg normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë sesa ka qenë dy vjet më parë, 33% e qytetarëve kanë deklaruar se është më afër, 30% kanë thënë se nuk ka pasur asnjë ndryshim, 25% kanë thënë se më larg, derisa 8% kanë refuzuar të përgjigjen.
Ndërkaq, se kur do ta njohë Serbia Kosovën si shtet, më pak se gjysma e të anketuarve janë shprehur se 1-5 vjet (41%), për periudhën 6-10 vjet janë shprehur 16% të të anketuarve, 8% kanë deklaruar që brenda një viti, 6% 11-15 vjet, në më shumë se 15 vjet (8%). Ndërsa, 11% e qytetetarëve janë shprehur se Serbia kurrë nuk nuk do ta njohë Kosovën, derisa 11% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen.