GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

S’ndalen protestat në kryeqytetet evropiane, kundërshtohen masat kufizuese

19/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
S’ndalen protestat në kryeqytetet evropiane, kundërshtohen masat kufizuese
Share on FacebookShare on Twitter

Në disa vende evropiane, njerëzit nuk e kanë pritur mirë rivendosjen e masave kufizuese nga autoritetet, në përpjekje për të vënë nën kontroll rritjen e infeksioneve me koronavirus pas shfaqejes së variantit shqetësues “Omicron”.

Qeveria holandeze ishte e para që vendosi një izolim të ri mbarëkombëtar duke filluar nga e diela.

Kryeministri në detyrë, Mark Rutte tha se të gjitha dyqanet, lokalet dhe restorantet jo thelbësore në Holandë do të mbyllen deri më 14 janar. Ky vendim që shkaktoi një zhgënjim tek qytetarët, ndalon gjithashtu edhe mbledhjen e shumë njerëzve gjatë festave të fundvitit.

Mijëra protestues paqësorë demonstruan në qendër të Brukselit këtë të dielë, për të tretën herë. Forca të shumta policie u vendosën në rrugë në pritje të turmave, duke pasur parasysh se protestat e mëparshme kishin përfunduar me dhunë.

Protesta e Brukselit ndodhi një ditë pas protestave në kryeqytete të tjera europiane, përfshirë Parisin dhe Londrën.

Në muajin janar në Francë do të kërkohet certifikata e vaksnimit që njerëzit të kenë mundësi të futen në vende publike, ndërsa qeveria shpreson se kjo masë do të bindë më shumë qytetarë të vaksinohen.

Autoritetet shëndetësore në Francës pritet të miratojnë gjithashtu vaksinimin për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, një tjetër politikë që shumë protestues e kundërshtojnë.

Protesta kundër masave kufizuese në Londër përfundoi me dhunë.

Policia u përlesh me një grup protestuesish pranë rezidencës së kryeministrit Boris Johnson. Një numër oficerësh u plagosën, por deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, tha policia.

Britania është në një situatë alarmante sa i përket numrit të infektimeve nga varianti “Omicron”, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Po ashtu presioni ndaj sistemit shëndetësor po rritet pasi shtrimet në spitale janë rritur me 30 për qind.

Protesta të ngjashme kundër masave kufizuese u zhvilluan edhe në Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se varianti “Omicron” i koronavirusit është zbuluar në 89 vende./ VOA

Tags: Europeproteste
ShareTweetShare
Previous Post

Pacolli i drejtohet Kurtit: Javën e ardhshme Presidenti i një shteti vjen për ta njohur Kosovën, pres miratimin tuaj

Next Post

‘Royal Casino’ në Prizren sfidon shtetin, vazhdon aktivitetin si të ishte në ‘Las Vegas’

Next Post
‘Royal Casino’ në Prizren sfidon shtetin, vazhdon aktivitetin si të ishte në ‘Las Vegas’

‘Royal Casino’ në Prizren sfidon shtetin, vazhdon aktivitetin si të ishte në ‘Las Vegas’

Lajmet e fundit

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

Kurti në Podujevë s’u përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.