GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

S’ndalen mesazhet për Manastirin e Deçanit, Rohde i çon atje edhe dy kolegë nga Beogradi

29/05/2022
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
S’ndalen mesazhet për Manastirin e Deçanit, Rohde i çon atje edhe dy kolegë nga Beogradi
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdojnë vizitat në Manastirin e Deçanit nga diplomatë të shteteve të QUINT-it, teksa vendimi i Gjykatës Kushtetuese ende nuk ka gjetur zbatim.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde, ka vizituar përsëri manastirin në Deçan dhe edhe kësaj radhe ka pasur mysafirë të tjerë me vete. Ai kësaj radhe ishte në shoqëri të ambasadorit gjerman në Serbi, Thomas Shielb dhe ambasadorit të Belgjikës në Serbi, Koenraad Adam.

“Abati ynë At Sava priti sot në Manastirin e Deçanit ambasadorët gjermanë në Beograd dhe Prishtinë (SH.T. Thomas Shieb dhe SH.T. Joern Rohde) si dhe ambasadorin belg në Beograd SH.T. Koenraad Adam. Ambasadorët vizituan kishën dhe patën një bisedë me abatin tonë”, shkruan në një njoftim të Manastirit të Deçanit në Twitter.

Rohde ishte në manastir edhe disa ditë më parë, por aty ishte në përcjellje të shumë ambasadorëve tjerë të vendeve të huaja në Kosovë. Mes tyre edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

Ambasadori i Gjermanisë, Joern Rohde, ka thënë para dy ditëve që arsyeja kryesore e vizitave të shpeshta në Manastirin e Deçanit, është që Deçani ka gjithashtu edhe një rëndësi politike.

“Deçanin e vizitojmë, sepse është (Manastiri) pjesë e trashëgimisë kulturore botërore dhe ai është një margaritar i Kosovës sa i përket rëndësisë kulturore historike. Natyrisht Deçani ka edhe një rëndësi politike. Të premten e kaluar, ambasadorët e Quintit e kanë publikuar një deklaratë në të cilën ne në mënyrë të përsëritur kemi kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016. Më duhet të them se prej se kam ardhur këtu, tani pothuajse dy vjet, kjo është deklarata e pestë që ne kemi lëshuar përkitazi me Deçanin”.

Rohde në një intervistë në Klan Kosova, tutje theksoi që kur bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai duhet të zbatohet.

“Dje thjeshtë kemi shkuar atje, mbase edhe për të parë edhe ambasadorët e tjerë që nuk kanë qenë atje deri tani, çfarë bukurie ka ky manastir, por sigurisht që kjo ishte edhe një shenjë, se nuk angazhohet vetëm Quinti për zbatimin e atij vendimi, në mënyrë që kjo temë të hiqet, sepse unë si ambasador nuk dua të merrem me çështjen, nëse një manasatiri duhet t’i jepen 24 hektar tokë. Por shkoj nga ajo se kur bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës Kushtetuese, qoftë në Gjermani, qoftë në Kosovë, apo në SHBA, ai vendim në një shtet demokratik duhet të zbatohet”, ka thënë Rohde.

Rohde ka thënë që nuk është vetëm qeveria aktuale ajo e cila nuk po e zbaton vendimin e Manastirit të Deçanit.

“Mendoj se nuk është vetëm qeveria aktuale. Që nga viti 2016 Kosova ka pasur pesë qeveri, të cilat nuk e kanë zbatuar këtë vendim të gjykatës më të lartë të Kosovës. Kjo nuk është gjë e mirë dhe unë shpresoj se kjo do të ndodhë shpejtë. Unë i dëgjoj gjithnjë arsyet që përmenden, një ligj nga koha e Millosheviqit, kjo nuk është gjë e mirë, por nuk është arsyetim ligjor. Apo që gjykatësit nuk kanë qenë në rregull, por lidhur me këtë nuk kam parë asnjëherë dëshmi. Prandaj, sipas meje, në një shtet ligjor vendimet gjyqësore duhen zbatuar”, tha ai.

Ambasadori gjerman thotë se nuk beson se ky vendim do të kushtëzojë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Tags: DeçanManastiri
ShareTweetShare
Previous Post

Ky është katundi në Kosovë ku u lind gjyshi i Donçiq, ata presin ndihmë nga ai

Next Post

Premtim i Kurtit ishte shuarja e saj, AKP sqarohet për hapjen e valës së fundit të privatizimit

Next Post
Premtim i Kurtit ishte shuarja e saj, AKP sqarohet për hapjen e valës së fundit të privatizimit

Premtim i Kurtit ishte shuarja e saj, AKP sqarohet për hapjen e valës së fundit të privatizimit

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.