Sot me aktivitete të ndryshme u shënua 23 vjetori i 8 Dëshmorëve të rënë në malet e Pashtrikut, familjarë nga Krusha, rrethina e më gjerë ku ishte edhe një qytetar nga Manastiri, nderuan Dëshmorët e Kombit.
Si çdo her kryetari i komunës së Rahovecit, i cili në çdo ngjarje për dëshmorët është present, Ai i ka përkujtuar edhe në rrjetin social Facebook.
Statusi i tij
Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit: Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti dhe Ismet Hoti, së bashku me bashkëpunëtorë, ish-luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve e martirëve bëmë homazhe dhe nderime në respekt të jetës dhe veprës së dëshmorëve te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe si dhe te vendi i rënies në malet e Pashtrikut.
Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit. Ata jetuan dhe sakrifikuan për ne. I kemi prore gjithkund e gjithherë.Jehona e zërit të tyre është jehonë lirie që nuk do të na lejoj të devijojmë nga rruga drejt ardhmërisë më të mirë të brezave që do t’na pasojnë.Lavdi e nderim përjetë për dëshmorët e Pashtrikut dhe gjithë dëshmorët e lirisë!
SL