Skulptori Agon Qosja, krijues i shtatores së Tony Blairit, i është përgjigjur kritikave të mediave britanike se shtatorja më shumë i ngjan aktori australian, Jason Donovan.
Në një përgjigje për Radio Dukagjinin, ai ka thënë se gjithkush ka dikë që i ngjan.
“Të gjithë ne e kemi një person që i ngjajmë. Shtatorja është shumë mirë e realizuar dhe i ngjan krejt Tony Blairit”, ka thënë Qosa.
Tutje tregon se personat që e kanë porositur krijimin e saj, e kanë përcjellë në vazhdimësi punën që ka bërë dhe së komuna i ka dhënë lejen për vendosjen e saj.
Për më tepër, tha se ambasadori britanik, në ditën e përurimit të shtatores në Ferizaj, ka pasur lëvdata të mëdha për punën e tij.
“Ambasadori ka thënë që sikur të kishte qenë Tony Blair këtu e ta shihte shtatoren, do të ishte shumë i lumtur”, thotë Qosa.