Një lajm i mirë ka ardhur për Federatën Skitare të Kosovës.
Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu, ka siguruar Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh, kështu Kryeziu do të garojë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e këtij sporti.
”Një tjetër lajm i shkëlqyer!
Skitarja e përfaqësueses së Kosovës dhe njëherish anëtarja e klubit PRO ONE PR01, Kiana Kryeziu, pas një pune dhe përkushtimi të jashtëzakonshëm ka arritur të përmbushë 5 kriteret e nevojshme për Normë Olimpike në disiplinën Sllallom i Madh (GS) për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026!
Kiana po vazhdon përpjekjet për normat edhe në disiplinat e tjera: Sllallom, Super G, dhe Lëshim (Downhill).
Suksese në rrugëtimin olimpik, Kiana! ”, thuhet në njoftimin e Federatës Skitare.