Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e sotme. Në debatin mes tyre, i cili kaloi edhe në fyerje, është përfshirë edhe kryeparlamenatri Glauk Konjufca.
Në debatin parlamentar për dy vjetorin e Qeverisë Kurti, Tahiri ka thënë se ministrja Haxhiu nuk ka lidhje me drejtësi dhe reformat në këtë sektor.
“Me fol me ty për drejtësi është problem, sepse nuk di. E ke dëshmu shumë herë që nuk din. Me ty mundemi me fol për vajin në tepsi, me fol për gruan e frizerit, për llukun tënd, me fol për punësime, por për drejtësi jo”, ka thënë Tahiri.
Ai është shprehur i bindur se Kushtetuesja do t`i rrëzon edhe ligjet tjera që i kanë dërguar për shqyrtim.
“Me ta shpall anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokuriorial, me ta shpall anti-kushtetues Ligjin për Konfiskim të Pasurisë, me t`i shpall ant-kushtetues amendamentet për veting. Çka të mbetet më shumë ty”, ka thënë Tahiri.
Ndaj cilësimeve të Tahirit për Haxhiun, ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca.
“Z. Tahiri, çdo koment për dukjen e grave, për flokët e grave, për pamjen e grave, është seksit dhe nuk bën të bëhet në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Në replikën e saj, ministrja Haxhiu ka thënë se ish-ministri Tahiri nuk mund të krenohet me asgjë.
“Nuk do të merren me gjuhen seksit te përdorur nga deputeti Tahiri, sepse nuk pres më shumë prej teje. Se dyti, nuk e di për çka mbahesh mend Abelard Tahiri. Mbahesh mend qysh ti si ministër i drejtësisë në vend se me adresu krimet e luftës e ke mbyll institutin. E ke kompremtu komplet procesi e provimit të noterisë, për atë revolen e ato plumbat që nuk dëgjohen, për kaq mbahesh mend Abelard Tahiri. Kështu që, ti me mu nuk mundesh me u shty kurrë, në kuptim të reformave”, ka thënë Haxhiu.