Një person është plagosur sot në Skenderaj me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i dyshuari tashmë është arrestuar.
Ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:30, Policia në Skënderaj ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë. Hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, tha Zahiti.