Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni beson sjellja kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk është në përputhje me fuqinë reale që ka Kosova.
“Kurti e Osmani sillen sikur me i pasë nja 200 koka bërthamore të instaluara në Kosovë ose thuajse e kanë gazin e Katarit apo naftën e Arabisë Saudite që të imponohen si faktorë në politikat e mëdha ndërkombëtare. Për fat të keq u duket vetja shumë më shumë se që janë realisht dhe këtu buron e keqja”, ka thënë Hyseni në Tëvë1.
Hyseni mendon se marrëdhëniet diplomatike me ShBA-në janë më keq sesa që kanë qenë.
“Egocentrizmi, politikat aventureske gjithmonë të çojnë në përballje të keqe dhe gjithmonë del humbës. Pra, unë nuk e shoh shumë alarmante raportin me Amerikën ndonëse ka një vit që ka qenë duke u zhvilluar një dialog strategjik dypalësh Kosovë-Amerikë, ajo është bllokuar që një vit. Nuk e thotë askush, nuk e di pse s’e thonë po letra e ambasadorit Dugolli flet shumë dhe do të duhej të ishte alarm. Kosova sot më duket i ka një diplomat apo dy në Washington në vend që t’i kishte 20 diplomatë për nivele të ndryshme të administratës. Më shumë diplomatë ka pasë Republika e Kosovës në ambasadë në Washington një muaj pasi është themeluar Ambasada se që ka sot. Po kjo është absolutisht e pafalshme”, – ka deklaruar Hyseni