Ish-koordinatori nacional për dialogun, Skender Hyseni, ka thënë me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Serbi, nuk pritet ndonjë ndryshim esencial në dialogun me palën e Kosovës.
Hyseni, njëherësh ish-ministër i Jashtëm, pohoi se në këtë rast, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, pritet të ketë ndikim edhe situata e luftës në Ukrainë.
Kjo do të thotë që nuk do të ketë ndonjë ndryshim esencial në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Tash kemi agresionin rus në Ukrainë, që e vendos dialogun krejt në një situatë të re”.
”Çfarë do të ndodhë me dialogun këtu e tutje? – unë uroj që të jem shumë gabim, sepse nuk dua të ja qëlloj me këtë që e them. Kam frikë që status-quoja i përgjigjet edhe Kurtit, jo vetëm Vuçiqit”.
”Në të njëjtën kohë duket që edhe Kurti e ka vështirë të mbijetojë politikisht pa e pasur një armik të përhershëm. S’është veç kontest midis Kosovës dhe Serbisë, është mes shqiptarëve dhe serbëve”.
Ai ka ngritur dhe paralele në çështjen e Kosovës, duke përmendur Palestinën.
”Këto ditë kam thënë me tërë fuqinë time që Kosovën nuk duhet ta çojmë në grup të vendeve siç është Palestina. Paralelet mund të tërhiqen në disa dimensione, në situata të caktuara. Është rast, tërësisht unikal”.
”Po flas për nevojën e mbylljes së kontestit. Sepse ekziston gjithmonë rreziku që bota demokratike, ata që unë i quaj hisedarë të pazëvendësueshëm të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës. Ata janë shtetet e Kuintit”.
”Ne nuk guxojmë që ata hisedarë, t’i bëjmë të ndihen të lodhur me ne. E kam një përshtypje ndonëse jo shumë të sistemuar, që ka aty – ktu lodhje”, thotë Hyseni në emisionin Rubikon.
Sipas tij, me këtë duhet të tregohen të vëmendshëm paria e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, njofton klankosova.tv.
”Në këtë rast. Binomi Kurti-Osmani, duhet të kenë kujdes me gjuhën e tyre mos të lënë shije retorike, konfliktnxitëse. Sepse ata miqtë tanë në aleancën veriatlantike më shumë se asgjë tjetër, sot ka nevojë për një politikë të përgjegjshme.
Me çka po nxisin Kurti dhe Osmani?
”Përgjigjia ime do ishte pyetja: Me çka s’po nxisin? Nëse me aq arrogancë refuzohet një thirrje dashamirëse dhe shumë e balancuar e Kuintit për zgjedhjet serbe, refuzohet pa u lodh shumë me analizu kontekstin e zhvillimeve sot. Po të mos ishte Ukraina, unë do ta përkrahja një vendim të tillë të Kurtit”.
”Por Ukraina i ka ndryshuar rrënjësisht matematikat, dhe ne duhet të jemi shumë koshient për këtë’. Bota nuk është më ajo që ka qenë, para invazionit rus në Ukrainë. Është krijuar një normalitet i ri, siç thotë sekretari i NATO-s. Do thosha se mbase ka filluar të zë fill një rend i ri. Kemi shenja të dukshme dhe të prendshme të një boshti të ri”.
”Dhe në gjithë këtë situatë aleanca veriatlantike ka nevojë për liderë të ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm. Nuk besoj se Kosovës i kanoset një rrezik tash për tash, nga Serbia s’ka rrezik, absolutisht jo se jo, sepse paradoksalisht, kësaj situate në favor tonin, ndihmon 1244 që është ende në fuqi dhe këtu ka një forcë ushtarake që udhëhiqet nga NATO sipas asaj rezolute. Dhe çdo përpjekje për ta destabilizuar Kosovën ushtarakisht, do merrte përgjigje po aq agresive”.
”Fitorja e Aleksandar Vuçiq mua nuk më ka befasuar, sepse nuk kam pritur se do të ndodhë ndryshe”.