Më 20 dhjetor, në Tiranë mbërrin presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të takimit të radhës për Ballkanin e Hapur.
E pikërisht me këtë datë, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestën e parë kombëtare.
“Më datë 20 kombi është në protestë. Merr fund skenari antishqiptar i Ballkanit të Hapur. Dy qëllime kryesore, kundër Ballkanit të hapur, së dyti kundër vjedhjes kombëtare”, deklaroi Berisha.
E për protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi. Sipas tij, kjo protestë ka dy objektiva kryesore.