Pas një serie të mashtrimeve të bëra në Kosovë, Hamëz Bytyqi shkoi në Shqipëri për të vazhduar veprimtarinë e tij. Atje hapi po të njëjtin biznes për punësime jashtë vendit, dhe premtonte punë në shtetet perëndimore, por edhe pasaporta.
Mashtrimin duket se nuk e ndali as atje.
Në një intervistë për Kiks Kosovën, një qytetare e Tiranës rrëfeu se si Hamza e preu në besë pasi i premtoi pasaportë të Kroacisë.
Për Hamzën kjo nuk është një risi kështu Kiksi përmes një hulumtimi kishte raportuar në vitin 2022 për kompaninë e rahovecasit Punësohu.EU, e cila mashtroi dhjetëra qytetarë. Por se tani duket se ka avancuar shërbimet se do shes pasaporta kjo nuk ishte ofertë e tij më parë, nën kompaninë e tij të re Viza Travel Agency.
Kiksi tentoi ta kontaktojë lidhur me këtë rast, mirëpo i njëjti nuk ishte i qasshëm. Numrin e tij personal të telefonit dhe atë të kompanisë duket se e ka hequr nga përdorimi, pasi që në numrin e njëjtë tani lajmërohen persona tjerë nga Shqipëria.
Kontratat e krijuara nga ky person duket se janë hartuara me mjeshtri që të mos ndjeket penalisht poashtu nuk janë të krijuara përmes zyrave noteriale apo kontrata në zyra avokatie.
Shumica prej premtimeve që ia jep klientëve të tij janë verbale dhe jo të shkruara që t’i shpëtoi ndonjë padie. Kështu të gjitha kallëzimet qytetarëve të tij nuk kanë rezultuar në burgosje apo me ndonjë ndjekje penale ndaj tij.