GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Skandaloze: Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi e quan terrorist babain e Azem Kurtajt

09/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Skandaloze: Kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi e quan terrorist babain e Azem Kurtajt
Share on FacebookShare on Twitter

Veljko Odaloviq, kryetari i Komisionit për Persona të Zhdukur në Serbi po pretendon se KFOR-i nuk po e kryen punën e vet në Kosovë.

Siç raporton Kosovo-Online, Odaloviq për “TV PRVA”, ka thënë se është absurd që KFOR-i të refuzojë vendosjen e forcave serbe në Kosovë.

Ka nja dy muaj tension në Kosovë, në prag të një incidenti, KFOR-i për Krishtlindje dërgon mesazh se janë ata që do të jenë garantuesi i sigurisë dhe se në ditët kur u plagosën dy djem, dhe një i tretë u rrah.” – ka thënë ai.

Odaloviq madje jep një deklaratë skandaloze e duke e quajtur babain e Azem Kurtajt “terrorist”.

“Babai i tij ishte terrorist. Ai vdiq në bombardimin e burgut të Dubravës, i cili ishte shënjestër e NATO-s, jo e Serbisë. Ishte një nga krimet e tmerrshme” – tha ai.

Por kush është e për çka akuzohet Veljko Odaloviq?

Sipas veprimtari Shukri Aliu, i cili kishte dëshmuar kundër Millosheviqit, Veljko Odaloviq është përgjegjës për vrasjen e profesorit, Fehmi Agani.

Aliu madje ka theksuar se një kriminel si Odaloviq qëndron në krye të Komisionit për të Zhdukur.

Përveç serbit, Aliu përmend edhe emrin e një shqiptari për vrasjen e Aganit.

Aliu ka pohuar se është i pari që ka nxjerrë informacione lidhur me vdekjen e profesor Aganit.

“Veljko Odaloviq është përgjegjës për një vrasje që na ka ndodhë jashtëzakonisht e rëndë profesor, Fehmi Aganin, ky së bashku me një shqiptar Selim Gurgjufi me 6 maj 1999 kanë shku në shtëpinë e Fehmi Aganit, i janë drejtu gruas së tij të ndjerës Sadije Agani i kanë ofru ndihmë për varrimin kinse e ka vra ushtria e UÇK-së, Fehmi Aganin. Ajo i ka përzënë prej shtëpisë dhe ju ka thënë kurrfarë ndihme prej juve sdua se ju e keni kry atë vepër”, ka thënë Aliu.

Veprën e ka kry Njësiti për operacione speciale të Kosovës serbe. Është baba e bir, Obrat Vjeshtica me gjithë djalin, këta janë kryesorët. Ai njëri nga ata që ka marrë pjesë në vrasje, unë jam i pari që po i zbulojë. E për krejt këto më i informuari është Veljko Odaloviq. Fehmi Agani është vra në fshatin Suhodoll të Lipjanit. Mirë u bë që kjo ditë erdh me zbulu edhe këtë”, ka thënë Aliu për InDoks të Gazetës Insajderi.

Tags: Azem KurtajKFOR
ShareTweetShare
Previous Post

Gazetari serb: Të plagosurit në Shtërpcë po keqpërdoren nga Vuçiqi e Lista Serbe

Next Post

Nushi ironizon me Rrustemin: Më nuk po thojnë “mos u bo servil” por po thojnë “mos u bo adnan”

Next Post
Nushi ironizon me Rrustemin: Më nuk po thojnë “mos u bo servil” por po thojnë “mos u bo adnan”

Nushi ironizon me Rrustemin: Më nuk po thojnë “mos u bo servil” por po thojnë “mos u bo adnan”

Lajmet e fundit

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

Masa me detyrim të paraqitjes, bashkëshortja e Erion Veliajt shkon në SPAK

19/05/2025
Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Kurti sërish refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

E trishtë në Prishtinë: Gjendet një foshnje e porsalindur brenda një qeseje të zezë pranë deponisë së mbeturinave

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

57-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Fushë-Krujës në Shqipëri

19/05/2025
Arrestohet në Prishtinë shqiptari i shumëkërkuar nga Maqedonia Veriore

E trishtë: Konstatohet vdekja e foshnjës që u gjet pranë deponisë së mbeturinave në Matiqan

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.