GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

“Skandaloze dhe pa bazë ligjore”, Isufaj nuk e komenton kërkesën e KPK-së e as përgjigjen e Presidencës

05/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Miftaraj: Edhe nëse Berisha e Kinolli e fitojnë rastin në Kushtetuese, Presidentes s’i rrezikohet pozita
Share on FacebookShare on Twitter

E mërkura u karakterizua me përplasje mes Presidencës së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). Ishte vetëm një arsye dhe ka të bëjë me dekretimin apo jo të Blerim Isufajt si kryeprokuror i Shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka kërkuar sot zyrtarisht nga presidentja Vjosa Osmani që ta dekretojë Blerim Isufajn në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit,.

Për më tepër, KPK-ja kërkoi nga presidentja që ta trajtojë me urgjencë procesin e dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

“Në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se sot iu ka drejtuar Zyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës me kërkesë për dekretimin e Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Këshilli Prokurorial në një njoftim për media.

Por i shpejtë qe reagimi nga zyra e shefes së shtetit. Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë, e cilësoi si skandaloze dhe të pabazuar ligjërisht këtë kërkesë të KPK-së.

Ai tregoi se fillimisht janë njoftuar prej mediave për kërkesën e KPK-së, që ai e konsideron si ultimatum. Nga Presidenca thonë se KPK-ja po manipulon me të vërtetën.

Presidenca thotë se presidentja Vjosa Osmani pasi të shteren afatet në muajin prill, do ta marrë vendimin për çështjen e dekretimit. Ndër të tjera thuhet se Osmani nuk ka asnjë afat kushtetues apo ligjor rreth propozimit të KPK-së për kryeprokurorin e Shtetit.

Presidenca konsideron se kërkesa e KPK-së përmban pasaktësi faktike dhe ligjore dhe si e tillë “është manipulative”.

“Afatet për një kontestim të tillë përfundojnë në fund të muajit prill, prandaj Presidentja do ta marrë vendimin pas shterimit të këtij afati, sepse e kundërta do të ishte ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Së treti, Presidentja nuk ka asnjë afat shprehimor kushtetues apo ligjor për të vendosur për propozimin e KPK-së për Kryeprokurorin e Shtetit. Për më tepër, konsiderojmë se Kërkesa e KPK-së përmban pasaktësi faktike dhe ligjore, ndaj si e tillë është manipulative”.

Për këtë çështje e cila tash e një kohë bukur të madhe po vazhdon të mbetet e pazgjidhur, Paparaci ka kontaktuar me vetë kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Pa dhënë detaje të tjera, Isufaj nuk deshi t’i komentojë zhvillimet e sotme as të KPK-së por as kundërpërgjigjen e Presidencës së Kosovës.

“Jo nuk i komentoj, pyetini ata që kanë thënë”, u shpreh ai shkurtimisht përmes telefonit.

Më 6 prill të 2022’s, Blerim Isufaj është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Me 11 vota pro Blerim Isufaj është nominuar për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë e kanë kundërshtuar procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar anulimin e këtij konkursi.

Aktualisht, pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që nga 22 prilli i kaluar, po e ushtron Besim Kelmendi.

Tags: Këshillit Prokurorial të KosovësKPKPresidenca e kosovësVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Serwer: Djegia e veturave në veri të Kosovës bëhet me miratimin e Beogradit

Next Post

Osmani takon ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në veri

Next Post
Osmani takon ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në veri

Osmani takon ambasadorin e Francës, flasin për zhvillimet në veri

Lajmet e fundit

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.