GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Skandali me dëshminë e rreme të Halit Sahitajt në Hagë

12/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Skandali me dëshminë e rreme të Halit Sahitajt në Hagë
Share on FacebookShare on Twitter

Një dokumetar i transmetuar në Opinon/TV Klan dhe Albanian Post-Tiranë, i titulluar “Manipulimi Special”, ka zbuluar një zhvillim shokues që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë, e që ka të bëjë me një manipulim kundër krerëve të UÇK-së – të cilët po përballen një në proces gjyqësor me akuza për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

Halit Sahitaj, në vitin 2020 kishte shkuar në Gjykatën Speciale, kishte akuzuar rrejshëm Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, kishte xhiruar këtë video, kishte thënë se është i kënaqur, dhe në fund kishte buzëqesheur.

“Të nderuar qytetarë të Kosovës! Ja këtu, jam pranë Gjykatës Speciale në Hagë, dhe isha sot një kohë të gjatë, prej mengjesit, isha këtu me punë, dhe u ndamë shumë të kënaqur me punën që kishin bërë Gjykata Speciale. Ju dëshiroj sukses e falemnderit shumë!”, thotë Sahitaj në videon e xhiruar.

Kjo buzëqeshje e tij në Hagë, në qytetin e njohur si zemra e ndarjes së drejtësisë ndërkombëtare, i doli pasi sapo kishte bërë një padrejtësi të madhe – siç është dëshmia e rreme – me të cilën konsiderohet se ka ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve të mëpasshme, ndërsa pasojat i kanë bartur krerët e UÇK-së.

Halit Sahitaj i kishte bërë përgjegjës Thaçin dhe Veselin për rrjedhjen e dokumenteve të Prokurorisë së Specializuar, për çfarë ishin akuzuar, gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ndërsa më pas kishte tërhequr deklaratat e tij dhe kishte pohuar se ishte nxitur nga dikush tjetër në këtë operacion.

Ky skandal, i zbuluar nga ekipet mbrojtëse në nëntor të vitit 2022, tashmë është konfirmuar edhe nga Halit Sahitaj – në një dosje të hartuar nga një ish agjent i DEA-as amerikane, John Moynihan, e që raportohet të jetë dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Sahitaj nuk ishte i vetëm. Prapa tij, ka një rrjet të shpërndarë në Kosovë, Serbi dhe Hagë.

Dhe, as ky manipulim nuk është i vetmi.

Kjo ngjarje është vetëm një nga fijet e shumta që për një kohë të gjatë kanë thurur rrjetën e një manipulimi special, që ka shoqëruar historinë e themelimit dhe funksionimit të Gjykatës Speciale, dhe që mbërthen tregimin e pabesueshëm për idenë e drejtësisë – ku shkelen parimet dhe të drejtat e të akuzuarve, ndërsa goditet shteti i Kosovës.

Tags: Gjykata Speciale e Hagës
ShareTweetShare
Previous Post

Tash Kosova të bëhet veç edhe e suksesshme ekonomikisht

Next Post

G7 bie dakord t’i jap Ukrainës 50 miliardë dollarë duke përdorur asetet e ngrira ruse

Next Post
G7 bie dakord t’i jap Ukrainës 50 miliardë dollarë duke përdorur asetet e ngrira ruse

G7 bie dakord t’i jap Ukrainës 50 miliardë dollarë duke përdorur asetet e ngrira ruse

Lajmet e fundit

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

19/05/2025
“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Shiste drogë në “Snap Chat”, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.