GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Skandali i Gërvallës në Konsullatën e Hamburgut, flet Begolli: Më shkuajti në Whatsaap

14/03/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Demokracia.com kishte raportuar javë më parë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kishte braktisur përvjetorin e 14-të të shpalljes së pavarësisë në Kosovë dhe kishte shkuar në Gjermani për t’u siguruar se miku i saj dhe i Listës Guxo, Muhamet Idrizi, të mbajë fjalim në Konsullatën e Kosovës në Hamburg.

Gërvalla pa ndonjë paralajmërim kishte shkuar në festën për shënimin e 14 vjetorit të pavarësisë të organizuar nga Konsullata në Hamburg dhe ka thyer protokollin

E njëjta këtë vizitë e kishte bërë pa e lajmëruar askënd zyrtarisht vetëm me një njoftim që e kishte dërguar përmes aplikacionit “Whatsapp”, shkruan Demokracia.com.

Gramos Begolli, konsull i Kosovës në Hamburg, thotë se kishte menduar se ky lajmërim ishte i rrejshëm, meqenëse s’ishte bërë në mënyrë zyrtare.

“Ka ardhur pa paralajmërim për pavarësinë e Kosovës. Rregullat janë të qarta, por edhe rregullat diplomatike ekzistojnë për të gjitha shtetet ku duhet të sundojë ligji. Në rastin e vizitave në një shtet tjetër, duhet të lajmërohen vizitat e nivelit të lartë. Znj.Gërvalla në bazë të rregulloreve është dashur të lajmërojë këtë vizitë në konsullatë, që ne t’i njoftojmë policinë dhe institucionet. Sepse në momentin kur të arrijë një përfaqësim i lartë, duhet të vijnë autoritetet që të sigurohet itinerari, dhe të sigurohet objekti që të mos ndodhë ndonjë incident”, ka thënë Begolli në T7.

Madje konsulli në ikje, Gramos Begolli thotë se e kishte raportuar këtë numër, i cili e kishte kontaktuar në aplikacionin “Whatsapp”, për shkak që nuk besonte se autore e asaj kërkese është Gërvalla.

Ai tutje ka thënë se në profil kishte një fotografi të një kafshe.

“Si profil i fotografisë, ka qenë një fotografi e një kafshe, nuk e kam marrë shumë serioze kërkesën, dhe nuk kam besuar se autorja e atij profili do të jetë zonja Gërvalla. Kam kërkuar përmes postës zyrtare, mirëpo nuk kam marrë konfirmim, dhe kemi vazhduar të nesërmen. Meqenëse ka qenë situatë me covid, e kemi pasur një numër të caktuar të pranishmëve, hapësirat e konsullatës janë të vogla. Sidomos në pandemi.”

Por, me të arritur në konsullatë, kërkesat e ministres së Punëve të Jashtme, kishin vazhduar. Sipas Begollit, ajo kishte kërkuar nga konsulli që në aktivitetin e organizuar, t’i jepen fjala disa bashkatdhetarëve.

Begolli pretendon që ministrja kishte një qasje hakmarrëse.

“Për çudi, zonja Gërvalla ka kërkuar të ftohen dy bashkatdhetarë, një kryetar i një klubi futbollistik, t’iu kërkohet falje dhe t’ju jepet fjala. Unë jam konsull i përgjithshëm, institucion, i cili nuk ka nevojë që për teke të ministres, të përdoren si mashë për të kërkuar falje dhe për institucionin. Muhamet Idrizi dhe dy persona të tjerë të cilët nuk ishin të ftuar, që për çudi është hera e parë që ministrja paraqitet në konsullatë, asnjëherë nuk kemi pasur me të komunikim, ose për ndonjë ndihmë, sepse gjatë mandatit tim, kam kaluar tre ministra dhe dhjetëra drejtorë, ka qenë mision i vështirë. Me ardhjen e zonjës Gërvalla komplet misioni ka qenë tjetër, sepse gjithmonë ka pasur qasje hakmarrëse mes neve të propozuarit politik dhe këtyre që morën pushtetin”, është shprehur Begolli.

Ai e ka konsideruar qasjen e ministres si joprofesionale dhe shprehet se atij i është mohuar edhe e drejta e fjalës në këtë aktivitet.

Tags: BegolliDonika GervallaMinistrajaSkandali
ShareTweetShare
Previous Post

Lushtaku: Me Thaçin e Abejën e 50 vetë u nisëm për Kosovë, na thanë Adem Jashari ka dalë nga rrethimi

Next Post

Marinsi që vrau Bin Ladenin kritikon SHBA për Putin: Si mposhtet një i çmendur me armë bërthamore

Next Post

Marinsi që vrau Bin Ladenin kritikon SHBA për Putin: Si mposhtet një i çmendur me armë bërthamore

Lajmet e fundit

Mot me diell e me vranësira

Mot me diell e me vranësira

23/05/2025
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mot me diell e me vranësira

Mot me diell e me vranësira

23/05/2025
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.