Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis.
Pas përfundimit të sfidës me shifrat 2-2 ku bardheblutë lanë kreun e renditjes, tifozët kanë hyrë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.
Tifozët nuk kanë qenë aspak dakord me penalltinë e akorduar në fund të ndeshjes nga gjyqtari Meta, e cila rezultoi fatale për skuadrën e tyre, pasi u barazuan shifrat në 2-2 dhe humbën kreun e kampionatit.
Me barazimin e Tiranës, bardheblutë renditen në venin e dytë me pikë të barabarta me Partizanin kryesues, teksa ka mbetur dhe një ndeshje për t’u luajtur.
Skandal pas Tirana-Bylis, tifozët pushtojnë fushën për të rrahur Kridens Metën ??? pic.twitter.com/a4l5NdxG5t
— LIG Sport (@lig_sport) May 25, 2023