Në ushqimin që u servohet studentëve në Qendrën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës janë gjetur insekte dhe krimba.
Kështu ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Bytyqi ka shpërndarë në Facebook disa fotografi të ushqimit që ka pranuar sot, ku shihen krimba dhe insekte në pjata.
Ajo thotë se për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi qeveria dhe Ministria e Arsimit.
“Studentët janë e ardhmja e vendit tonë, dhe është turp që ata përballen me kushte të tilla gjatë kohës kur ata përpiqen të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Kërkesat e studentëve për kushte dinjitoze nuk janë luks, por e drejtë bazike! Qeveria nuk mund të vazhdojë të injorojë nevojat e rinisë sonë. Skandal!”, u shpreh Bytyqi.