GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Skandal në burgun për gra në Lipjan ,dy zyrtarë të ShKK-së janë suspenduar nga puna, dyshohet për vendosje të kamerave

08/02/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Skandal në burgun për gra në Lipjan ,dy zyrtarë të ShKK-së janë suspenduar nga puna, dyshohet për vendosje të kamerave
Share on FacebookShare on Twitter

Një skandal i madh ka përfshirë Shërbimin Korrektues të Kosovës. Në kundërshtim me ligjin, dyshohet se janë vendosur kamera për video-incizimin e pavijoneve në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan. Paparaci ka mësuar se dy zyrtarë të ShKK-së janë suspenduar nga puna.

Fatlinda Mustafa, ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan dhe Ilir Kelmendi, drejtor për Siguri në Shërbimin Korrektues (ShKK), janë suspenduar nga puna të hënën.

Ata, janë vënë para përgjegjësisë për një skandal që ka përfshirë Shërbimin Korrektues të Kosovës, raporton Paparaci.

Kamera të sigurisë janë vendosur në mënyrë të dyshimtë në pavijonet e femrave në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ka mësuar Paparaci nga burime të mirëinformuara brenda ShKK-së.

Ministrja Albulena Haxhiu dhe Fatlinda Mustafa, u.d. e drejtoreshës në QK për gra, Lipjan

Sipas burimeve të Paparacit, kamerat kanë vëzhguar gratë që vuajnë dënimet në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Veprimet paraqesin shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe shkelje të privatësisë së qytetarëve, sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ali Gashi, ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së, ka refuzuar të flasë, i kontaktuar nga Paparaci të hënën.

Ai, ka thënë se ndodhet në një takim. Ka fikur telefonin.

Për rastin, është shprehur të mos jetë në dijeni as zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu. Ai i ka sugjeruar Paparacit të drejtohet për sqarime në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

E suspenduara, drejtoresha në detyrë e Qendrës Korrektuese për Gra në Lipjan, Fatlinda Mustafa është emëruar në krye të qendrës vitin e kaluar.

Emërimi i saj ishte proklamuar si sukses nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Qendra Korrektuese për gra në Lipjan, për herë të parë do të drejtohet nga një grua”, kishte thënë ministrja Haxhiu me rastin e emërimit të Mustafës në krye të Qendrës Korrektuese për gra.

Qendra Korrektuese e Kosovës funksionon pa drejtor gjeneral që nga muaji maj i vitit të kaluar, kur ish-drejtori Nehat Thaçi ishte pezulluar nga puna, e më pas ishte shkarkuar. /Paparaci.com

Tags: Burgu Lipjan
ShareTweetShare
Previous Post

The Guardian-Sorrat punësohen masivisht në Suedi

Next Post

Banka “Raiffeisen” rrezikon qytetarët e Kosovës ua dërgon në Ukrainë të dhënat personale (Dokument)

Lajmet e fundit

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

25/05/2025
Hoxha: Maturantët serbë provokuan disa në kafene me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” dhe me tri gishtërinj

Hoxha: Maturantët serbë provokuan disa në kafene me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” dhe me tri gishtërinj

25/05/2025
Vetaksident në Podujevë, nuk dihet për të lënduar

Vetaksident në Podujevë, nuk dihet për të lënduar

25/05/2025
Dyshohet për mjet shpërthyes te ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu që u sulmua brutalisht para disa ditësh

Dyshohet për mjet shpërthyes te ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu që u sulmua brutalisht para disa ditësh

25/05/2025
Shefja e re e Policisë Federale: Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës

Shefja e re e Policisë Federale: Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës

25/05/2025
Pesë skiatorë gjenden të vdekur pranë një mali në Zvicër

Pesë skiatorë gjenden të vdekur pranë një mali në Zvicër

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

Burgjet shqiptare të mbingarkuara, Eurostat: Të katërtit në Europë për numrin e të burgosurve

25/05/2025
Hoxha: Maturantët serbë provokuan disa në kafene me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” dhe me tri gishtërinj

Hoxha: Maturantët serbë provokuan disa në kafene me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë” dhe me tri gishtërinj

25/05/2025
Vetaksident në Podujevë, nuk dihet për të lënduar

Vetaksident në Podujevë, nuk dihet për të lënduar

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.