Një skandal ka ndodhur në sportin e Kosovës, bëhet fjalë për volejbollin kosovar, kur lojtarët e KV Pejës kanë lëshuar fushën duke u përleshur me tifozët në tribuna.
Nga klubi pejan kanë deklaruar se gjatë gjithë kohës janë fyer e gjuajtur me gjësende prej tifozërisë ferizajase.
“Në fund të ndeshjes lojtarët tanë u ofenduan dhe gjuajtën me gjësende të forta nga tifozëria vendase. Klubi jonë shpreh indinjatën e thellë ndaj këtyre gjesteve që nuk kanë vend në sport”, shkruhet në postimin e KV Peja, transmeton Gazeta Papirus.
Derisa lidhur me incidentin nuk janë deklaruar edhe klubi i Ferizajt.