As përpjekja e dhjetë për konstitumin e Kuvendit, nuk solli rezultat pozitiv. Komisioni zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të fshehtë dështoi të miratohet edhe sot.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i cili ka propozuar këtë komision njoftoi se ”PËR” ishin 54 deputetë.
”KUNDËR” ka votuar 1 deputet.
”Abstentime” s’ka pasur.
Dehari pas votimit ndërpreu seancën, dhe njoftoi se seanca do të vazhdoi të hënën nga ora 10:00. /Gazeta Papirus/