Shkolla “Qamil Batalli” dhe “Mehmet Gjevori” në kryeqytet po kërkojnë që të bëhen pjesë e rrjetit të Termokos-it.
Si mundësi ideale për këtë po i shohin punimet që kanë nisur në lagjen “Arbëria”, që nuk janë shumë larg nga objektet e tyre.
grohja në këtë formë, sipas drejtorit, Liridon Maliqi, do të siguronte se nuk do pengohen procesi mësimor edhe kur ka temperature të ulëta.
Njësoj deklaron edhe drejtuesi i “Mehmet Gjevorit”, Arsim Gashi, i cili thotë se do bëjnë edhe kërkesë zyrtare.
Megjithatë, në Termokos thonë se këto dy objekte nuk janë pjesë e projektit aktual dhe se do të jenë prioritet në mundësitë e radhës