Kryeministri Albin Kurti nuk ka thënë vetë akoma asnjë fjalë, por Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasditen e sotme për dënimin prej 26 vjetëve që Gjykata Speciale ia dha ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafës.
Në reagimin e LV-së thuhet se dënimi prej 26 vjetëve është i papranueshëm për këtë parti.
Shpresojmë që në shkallën e Apelit ish-luftëtari Salih Mustafa të pastrohet nga akuzat, të cilat nuk po duket se kanë dëshmi e prova për përgjegjësitë e tij direkte”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e LV-së të publikuar në Facebook.
LV ka rikujtuar se ishte subjekti politik që e kundërshtoi themelimin e Gjykatës Speciale, që tash po gjykon krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “në emër të popullit” të saj.