Në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum që projektligji për pagën minimale të miratohet në lexim të parë, raporton Gazeta Express.
“Vetëm 51 deputetë kanë votuar për këtë projektligj. Kuvendi nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Deputetët opozitarë thirrën “marre” kur deputetët e mazhorancës i ngritën duart për të votuar PRO miratimit të këtij projektligji.