Gjykata e Apelit nuk ka marrë akoma vendim në rastin e kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit dhe që nga ajo kohë po qëndron në paraburgim.
Avokati i Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga tha se janë në pritje të një vendimi nga Gjykata e Apelit.
“Jemi në pritje të Apelit, u desht me nxjerr vendim, por nuk ka nxjerrë ende”, tha avokati për Gazetën Express, njofton Gazeta Papirus
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi, pasi dyshohet për kryerjen e tri veprave penale. Kundër këtij vendimi, mbrojtja e tij ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.