110 eurot që po i marrin për ushqim tash e 5 vjet, kanë frikë se do u ndalen.
Tani kur kontrata rreth 12 milionëshe për rifunksionalizimin e menzës dhe përgatitjen e ushqimit për punëtorët e KEK-ut është drejt finalizimit, punëtorët janë alarmuar se më nuk do t’i marrin 5 euro shtesë në ditë për shujtë ushqimore.
Në qoftë se kjo vendoset në letër, nga muaji kur funksionalizohet menza, paga e tyre zvogëlohet për të paktën 110 euro.
Për ta parandaluar një situatë të tillë, Sindikata e Re e KEK-ut u mobilizua dhe më 21 shkurt të 2025-ës mori vendim, me të cilin e kundërshton ndaljen e mjeteve për shujta ushqimore për punëtorët.
Në këtë vendim thuhet se sindikata nuk do të lejojë që paratë e punëtorëve t’u jepen operatorëve ekonomik.
Sindikata kërkon që punëtorët të mos detyrohen të ushqehen në menza dhe t’iu ndalen mjetet financiare pa pëlqimin e tyre.
E në qoftë se ky sistem imponohet dhe kërkesat e tyre nuk merren parasysh, Sindikata paralajmëron se do të organizojë protesë dhe punëtorët do e bojkotojnë ushqimin në menzë.
Sindikata këmbëngul që paratë e punëtorëve nuk mund të transferohen pa vullnetin e tyre te operatorët ekonomikë.

Vendimi i sindikatës gjeti përkrahjen e punëtorëve të cilët thonë se ata nuk janë skllav dhe se ata vendosin vetë për veten e tyre, e jo menaxhmenti të cilin e akuzojnë për vjedhje.
Sipas sindikatës, me vendimin e tyre pajtohen rreth 98 për qind e punëtorëve të KEK-ut.
Në qoftë se menaxhmenti i KEK-ut ua ndalë shtesat për ushqim punëtorëve, sipas sindikatës, kjo do të ishte favorizim për kompaninë që e fiton tenderin. /Ekonomiaonline