Lumnije Berisha Sadiku, e cila jeton në Francë, çdo verë viziton Kosovën.
Në gusht të vitit 2024, ajo thotë se ka paguar për kartonin e gjelbër, por nuk ka marrë rimbursimin e kësaj takse.
Po ashtu, edhe familjarët e saj që vizituan Kosovën në janar të vitit 2024, thotë se paguan 20 euro për policën e sigurimit.
Ajo ka kritika edhe për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Për mundësinë e rimbursimit, nuk ka informata as Veton Imeri, ferizajasi i cili jeton në Zvicër.
Ndërkaq, ekonomisti Safet Gërxhaliu ka vlerësuar se rimbursimi i mërgimtarëve është më e pakta që duhet bërë për ta.
Kujtojmë se nga janari deri në nëntor të 2024-ës, diaspora dërgoi 1.2 miliardë euro në Kosovë.
