GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Sivjet rreth 800 viktima të dhunës në familjet kosovare

16/04/2022
në Ballina, Kosovë, Kronika e zezë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

697 raste të dhunës në familje u raportuan sivjet në Kosovë, derisa numri i viktimave ishte rreth 800. Policia sot për rtv21.tv ka informuar se gjatë periudhës janar-mars 2022, viktima të dhunës në familje ishin 188 meshkuj, ndërsa 581 femra. Në total numri i viktimave të dhunës në familje gjatë kësaj periudhe ishte 769.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, sivjet pati rritje të rasteve të dhunës në familje. 283 viktima të dhunës në familje sivjet u regjistruan më shumë se vitin e kaluar, shkruan rtv21.tv

Në periudhën janar-mars të vitit 2021 janë raportuar 485 raste të dhunës në familje. 119 kanë qenë viktima meshkuj, ndërsa 367 femra. Në total, gjatë tre muajve të parë të vitit 2021, numri i viktimave të dhunës në familje ka qenë 486.

Gjatë vitit 2021, në Polici janë raportuar 2 mijë e 456 raste të dhunës në familje. 500 viktima kanë qenë meshkuj, ndërsa 1986 viktima femra. Në total numri i viktimave ka qenë 2 mijë e 486.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga themelimi i ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje.

“Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese për pasojat e dhunës në familje duke e potencuar në vazhdimësi se dhuna nuk ndalet pa u raportuar, pa u trajtuar nga organet kompetente. Rastet e dhunës në familje janë raste të ndjeshme, dhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje  është si parandalimi për dhunën në njërën anë dhe si dhe  trajtimi i rasteve më seriozitet , ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite.”, ka informuar Policia.

Rastet e dhunës në familje, siç ka theksuar policia, në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë. Sidomos, raste kur janë të përfshirë fëmijët si viktimë prania e punëtorit të QPS-së është e domosdoshme.

Policia e Kosovës në përgjigjje për rtv21.tv ka shtuar që në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e  dhunës në familje.

“Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj. Natyrisht se bashkëpunimi me media dhe përdorimi i rrjeteve sociale na ka ndihmuar që porosia jonë të përhapët dhe të shkojë të sa më shumë persona, e ky është qëllim primar , sepse pas vetëdijesimit, vije deri te shtimi i njoftimeve për raste të tilla.”, ka bërë të ditur tutje Policia.

Tags: Dhuna Në Familjetkosovare
ShareTweetShare
Previous Post

‘Je i vdekur, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vijë te dera’: Kërcënohet Vuçiq

Next Post

“Bota duhet të përgatitet që Putin mund të përdorë armë bërthamore”

Next Post

“Bota duhet të përgatitet që Putin mund të përdorë armë bërthamore”

Lajmet e fundit

Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

Kurti në Podujevë s’u përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

20/05/2025
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.