Ushtarët amerikanë të KFOR-it dhe fëmijët serbë sot pasdite janë parë duke luajtur në kuadër të “Lojërave të Punëtorëve”, manifestim tradicional i serbëve të Leposaviqit.
Situata ka filluar të qetësohet.
Lojërat kishin nisur disa ditë më parë, ndërsa serbëve iu bashkuan edhe ushtarët që po kujdesen për objektin e Komunës, që nga fillimi i protestave.
Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet, sipas mediave lokale.
Ndërkaq këto lojëra u zhvilluan në mes të protestave, ku që nga 26 maji, qytetarët serbë po qëndrojnë para objekteve në katër komunat veriore.
Bëjmë të ditur se ka pasur edhe protesta të dhunshme, ku si pasojë, 30 ushtarë të KFOR-it e policë të Kosovës kanë pësuar lëndime.