Vërshime të ashpra janë regjistruar në orët e vona të së mërkurës në qytetin më të vjetër në vend, Vushtrri.
Në pamjet e siguruaranga njëra pjesë e qytetit, që tashmë po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike.
Në anën tjetër, autoritetet e komunës gjegjëse konfirmuan se Lumi Tërrstena ka dalë nga shtrati, andaj edhe ka ftuar për kujdes të shtuar.
Veç kësaj, zyrtarët komunalë kanë njoftuar banorët pranë lumit Podranqa dhe atij Tërrstena të përgatiten për evakuim.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar Qytetarë
Pas vërshimeve të fundit që ndodhën në orët e mbrëmjes situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos me daljen nga shtrati të lumit Tërstena.
Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që orët në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit. Kryetari i Komunës ka marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe ka krijuar një Shtab Emergjent i cili ka filluar punën në teren.
Ftojmë qytetarët të cilët banojnë Afër Lumit Podranqa dhe Tërstena që të përgatiten për evakuim.
Numrat Kontaktues:
049-115-559
044-196-814
045-398-969
Drejtoria e Emergjencave