Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se situata në veri mund edhe të ketë pasoja. Ai në emisionin “Five”, tha se në mënyrë figurative, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj, mund të duket diçka progresive, por sipas tij kjo do të prodhojë pasoja.
Në lidhje me këtë situatë ai e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën në atë pjesë të Kosovës.
Sipas tij, Qeveria është dashur të jetë më e dëgjueshme në raport me kërkesat e ndërkombëtarëve.
“Figurativisht do të shihej si dinamikë progresi, por kushtimisht do të ketë pasoja, gjithë kjo që është leju të zhvillohet në këtë formë, që ka ndodhë nga targat dhe roli i qeverisë dhe demagogjia që është përdor për dëshirë patriotizmi, pa i dëgjuar ndërkombëtarët, atëherë obligimi binte mbi ta për ta zbatuar ligjin”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në veri, nuk mjafton vetëm cështja teknike apo legale, por duhet të ketë rol të rëndësishëm edhe pjesa politike e popullore.Sipas tij kjo mund të prodhoj kriza në ato komuna.
“Është proklamu që atje do të ketë kriza, ndërhyrje, eksese, kjo më shume është gjuhë që e ka përdor qeveria, presidenca dhe kem pa në anën tjetër të njëjtën gjuhë duke e adresu pushtetit tonë, duke akuzu se atje është një pjesë e blinduar nga njësia speciale, që nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.