Kryeministri i vendin, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e sigurisë që po mbahet në Bratisllavë.
Në fjalën e tij të rastit, Kurit para të pranishmëve ka folur për zhvillimet e fundit n pjesën veriore të Kosovës.
“Bashkësia ndërkombëtare e ka njohur procesin zgjedhor dhe rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Kur kryetarët e zgjedhur nisën të shkojnë në punë, ata u sulmuan bashkë me policët e Kosovës dhe të KFOR-it”, ka thënë Kurti, njofton Gazeta Papirus.
Ai ka vazhduar të thotë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk mund të tërhiqen që atje.,
“Kosova ka 38 komuna dhe në secilën prej tyre qëndrojnë disa policë dhe është situatë normale. Sa të ka dhunë jashtë në katër komunave veriore, shumë dhe grafite me ‘Z’ që tregohet admirimi për Putinin dhe agresionin e Rusisë në Ukrainë, duhet të jemi me njësi speciale nëpër komuna. Atje bëhen thirrje me ‘ubij-ubij’ që do të thotë ‘vriti-vriti’”, ka shtuar Kurti.
“Nuk e dorëzojmë republikën. Nëse këta kryetarë nuk duhet të jenë nëpër komuna, kush duhet të jetë?”, ka deklaruar Kurti/Gazeta Papirus/