Situata e tensionuar në veri pas sulmeve të grupeve kriminale ndaj popullatës shqiptare madje edhe ndaj policisë së Kosovës ka shqetësuar gjithë opinionin e Kosovës.
Në këtë drejtim edhe Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar ka ndërmarrë një veprim.
FBKSH u ka bërë thirrje gjithë anëtarësisë së këtij fronit që janë nën betim që të lajmërohen te njerëzit përgjegjës sipas vendbanimeve.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të kryetarit të këtij Fronti para pak çastesh Ibush Hetemi, i cili për Rajonin ka theksuar se situata e tensionuar nē veri ka shtyrë këtë front drejt një hapi të tillë.
Postimi:
F T E S Ë
Ftohën të gjithë antarët-et e FBKSH, banorë të RKS të cilët janë nën betim të lajmrohën të njërzit përgjegjës sipas vendëbanimit.
Prishtinë,11.12.2022.
Ibush Hetemi, kryetari i FBKSH