Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka bërë të ditur se javën që e ardhshme do ta vizitojë Kosovën.
Këtë e bëri të ditur, teksa po fliste për zgjedhjet dhe situatën në veri.
“Unë do të jem atje javën e ardhshme dhe kjo do të jetë ndër temat kryesore në bisedimet me presidenten dhe kryeministrit derisa presim të punojmë për një rrugë të përbashkët përpara”, është shprehur Chollet