Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund u deklarua rreth zhvillimeve të djeshme në veri të vendit.
Westerlund theksoi se fokusimi duhet të jetë në normalizimin dhe fillimin e dialogut mes dy palëve.
“Incidentet e djeshme që kanë ndodhur në pjesën veriore të Kosovës, do të përqendrohemi më shumë në normalizimin dhe fillimin e dialogut atje dhe fokusimi po ashtu duhet të jetë po ashtu në atë pikë”, tha Westerlund.
Këto komente Westerlund i bëri pas takimit që kishte me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me 19 ambasadorë të tjerë të huaj të akredituar në Republikën e Kosovës, me të cilët do të zhvillohet edhe një shëtitje në qytetin e Prizrenit.
Suedia, aktualisht e ka presidencën e Bashkimit Evropian.
Ndryshe, pesë policë janë lënduar dhe katër automjete janë dëmtuar dje (26 maj) nga incidentet në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke theksuar se një prej veturave është djegur.