Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, pak para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ka thënë se është i shqetësuar me zhvillimet e fundit me Kosovën dhe Serbinë.
Radman tha se Kroacia do që palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut.
“Ne jemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit me #Kosovën dhe #Serbinë. Ne duam që të dyja palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave”, ka thënë Radman.
Ai shtoi se Serbia duhet t’i lirojë pa asnjë kusht policët e rrëmbyer kosovarë.
“Jemi të shqetësuar, Serbia duhet të më lirojë pa asnjë kusht policët kosovarë”, ka shtuar ai.