Rasti i Luizit dhe e gjithë situata që u krijua, ka ndikuar edhe te moderatorja e “Big Brother Vip Albania”, Arbana Osmani.
Moderatorja, e cila është pjesë edhe e produksionit, po përballet së fundmi me shumë kritika dhe mesazhe nga ndjekësit. Kjo për shkak të sjelljes së saj dhe të produksionit kundrejt Luiz Ejllit, të cilën shikuesit nuk e gjykojnë të drejtë. Dhe me sa duket Arbana ka vendosur të mos flasë vetë, madje t’u “mbyllë gojën” edhe atyre që i shkruajnë në llogarinë e saj.
Shumë ndjekës kanë shkruar në inboxin e “Iconstyle.al” se moderatorja Arbana Osmani “ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram.” Në fakt, me një verifikim të thjeshtë, rezulton se moderatorja e “BBV” nuk e ka mbyllur llogarinë e saj, çfarë vërteton se ka vendosur të bllokojë të gjithë ndjekësit që i shkruajnë për ta kritikuar.
Postimi i fundit në llogarinë e saj, është pikërisht ai i Prime-it të fundit, ku në mbishkrimin e fotos shkruan: “Të gjithë janë mirë.”
Seksioni i komenteve është i hapur dhe ndjekësit, duke iu referuar mbishkrimit që Arbana ka vendosur në foto, shprehin revoltën e tyre në lidhje me “analizat” e Luizit dhe mënyrën se si u trajtua ai.
Komentet si “bëni publikun për budallenj”, “keni fituar urrejtjen tonë”, janë të shpeshta, ndërsa ndjekësit e saj shprehen të zhgënjyer nga ajo dhe produksioni.