Tek Inter nuk ka gjetur hapësirat që kërkonte. Trajneri Simone Inzagi e aktivizoi me pikatore në sezonin e fundit, por kjo nuk e pengon mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë të ketë simpatizues.
Ditët e fundit po bëhet më konkrete pista e Premier Ligës. Mediat angleze dhe ato italiane flasin për një interesim të rëndësishëm nga ana e Brajton, surpriza e edicionit të kaluar në kampionatin anglez.
Është vetë trajneri Roberto De Zerbi që kërkon shërbimet e futbollistit 21-vjeçar.
Madje mediat italiane kanë zbuluar se interesimi është I hershëm, ndërsa Brajton kishte kërkuar edhe më parë informacione për Asllanin.
Por në atë kohë kishte marrë një “jo” të prerë nga drejtuesit e Interit.
Në klubin zikaltër, mesfushori kuqezi vazhdon të konsiderohet si një lojtar i së ardhmes, por përpara një oferte të rëndësishme do të tërhiqej. Sa I përket shifrave, nëse Brajton do të prezzntohej me një ofertë mbi 25 milion euro, tramsferimi i Kristjan Asllanit në Premier Ligë do të ishte thuajse i sigurtë. Por derisa klubi anglez të bëjë lëvizjen zyrtare, këto zëra do të mbeten në vazhdën e shumë të tjerëve që qarkullojnë në këtë sesion të tregut të transferimeve.