Drejtori (i ashtuquajtur) i zyrës për Kosovën Petar Petkoviç ka reaguar në vendimin e sotshëm të Qeverisë lidhur me shpronësimin e tokave në komunat në veri, duke pretenduar se është hap për destabilizim të rrethanave dhe duke akuzuar Kurtin se nuk do qetësim po konflikte edhe luftë, shkruan “B92” transmeton “Gazeta Papirus”.
Prishtina ka miratuar vendimin për vazhdimin e shpronësimit të tokave në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok, ka shkruar Petkoviç në kumtesën nga zyra që drejton.
“Duket qartë se Kurti nuk mërzitet për qetësimin e situatës, dialogun dhe normalizimin e raporteve, por me presione dhe kërcënime institucionale, dështon dëbimin e serbëve nga vatrat e tyre. Me miratimin e vendimeve të njëanshme dhe jo juridike për shpronësimin e tokës në komunat Zubin Potok e Leposaviq, Kurti vazhdon rrëmbimin e tokës nga pronat serbe në veri, për të ndërtuar atje baza ushtarake e policore” tha ai.
Sipas tij është e qartë se shqyrtimet e organizuara publike në këto dy komuna në fillim të vitit ishin vetëm shfaqje të regjimit të Prishtinës për bashkësinë ndërkombëtare dhe përpjekje për kënaqjen e formës dhe jo shqetësim për sundimin e ligjit dhe drejtat e serbëve në ato hapësora.
Petkoviç ka shtuar se toka e serbëve është nën goditjen e okupatorit dhe kësaj do i kundërpërgjigjen me mjete legjitime dhe nuk do heshtin kur ju merret prona.
“Zyra së bashku me përfaqësuesit dhe popullin me mjete ligjore dhe sektorin civil do përpiqet të mbrojë interesat e popullit atje, ndaj vendime të njëanshme të Kurtit dhe për këtë do njoftojmë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe misionet në Kosovë, sikurse edhe ndërmjetësin Lajçak, me qëllim ndalimin e uzurpimit nga Kurti, thuhet në kumtesën e Petkoviç”.