KOHA Ditore’ në platformat e saj online ka publikuar dukjen e dy ballinave të ndryshme të gazetës, për ditën e nesërme, duke pretenduar se varësisht nga zhvillimet e sonte me çështjen e Presidentit të ri, caktohet se cila ballinë e gazetës do të jetë për të shtunën.
Ajo që bie në sy, është se gazeta në fjalë, – e cila prej muajsh publikohet vetëm online, duke u hequr nga shtypi, – paralajmëron se mund të ketë zgjedhje të reja në muajin maj, duke aloduar që kjo të ndodhë në rast se sonte dështon votimi i presidentit të ri.
“Presidentja Osmani” dhe “Zgjedhjet e reja në maj” janë dy opsionet për ballinë për të cilat mediumi i ka përshkruar në facebook se “KOHA është gati”.