Greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” po vazhdon edhe sot.
Ata kanë vendosur tenda dhe po protestojnë përpara objektit të Komunës së Prishtinës.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Ardian Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre, transmeton Gazeta Papirus.
“Sot, më 25 maj 2025, ditë e diel dhe ditë vikendi, ne vazhdojmë të qëndrojmë në grevë. Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave tona nga ana e Komunës së Prishtinës. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen që na kanë ofruar gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, shprehim mirënjohjen tonë për gazetarët, për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme në raportimet e sakta dhe të paanshme mbi kauzën tonë. Ne mbetemi të vendosur dhe stoikë në kërkesat tona – Greva vazhdon”, ka shkruar Krasniqi.