Ish-gjyqtari i EULEX’it, Malcolm Simmons, ka qenë shumë aktiv ditëve të fundit rreth ngjarjeve që kishin të bëjnë me Kosovën.Duke shpërndarë një postim nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila kishte shkruar se duhet të reagohet ndaj retorikës siç thotë ajo, radikale të shqiptarëve të Kosovës.Por Simmons duke shpërndarë këtë post, ka thënë se po e përsërit që Kosova është një shtet sovran, dhe ishte ajo që vendosi për fatin e saj.
Ndërsa ka pasur kritika ndaj komunitetit ndërkombëtar duke thënë se Kosova duhet trajtuar si një partner i barabartë.
“Unë e kam thënë më parë dhe do ta them përsëri: Kosova është një shtet sovran. Ishte në krye të fatit të vet. Është koha që Komuniteti Ndërkombëtar të fillojë ta trajtojë Kosovën si një partner të barabartë”, ka shkruar ai në Twitter.