GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Si u strehuan 3 mijë muxhahedinë iranianë në Shqipëri?

20/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
PAMJE: Momenti kur Policia arreston muxhahajdinët, një nga ta i vdekur (Video)
Share on FacebookShare on Twitter

Muxhahedinët iranianë të MEK (shkurtim për Mojaheden e-Khalq që do të thotë Muxhahedinët e Popullit), konsiderohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si opozita e regjimit iranian dhe vetë strehimi i tyre në Shqipëri u bë përmes një marrëveshjeje me SHBA.

Në vitin 2003, kur SHBA ndërhyu ushtarakisht në Irak, MEK ishte në listën e objektivave ushtarake, së bashku me shënjestrat e tjera të ushtrisë së Saddam Hussein. Drejtuesit e MEK u vunë në kontakte me palën amerikane dhe arritën që të nënshkruajnë një marrëveshje, ku muxhahedinët dorëzuan armët.

Kampi “Ashraf” u vu nën kontrollin e amerikanëve, dhe pas verifikimeve në terren, OKB dhe SHBA u dhanë banorëve të këtij kampi statusin e refugjatëve të mbrojtur. Në 2011, SHBA e dorëzon kampin tek qeveria irakiane. Këtu nisin peripecitë më të mëdha për Muxhahedinët.

Brenda këtij viti një seri sulmesh të ushtrisë dhe policisë irakiane lanë pas dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur. Drejtuesit e MEK ngritën zërin dhe kërkuan ndalimin e sulmeve. Qeveria iraniane mohonte se kishte dorë në sulmet në fjalë, por përfshirja e saj u provua nga një hetim i OKB-së. Kapaku u vendos në tetor të 2011, kur në të njëjtën kohë që kryeministri irakian Nuri al-Maliki vizitonte Teheranin, kampi i MEK sulmohej, duke lënë të paktën 10 persona të vrarë.
Me ndërmjetësimin e SHBA dhe të OKB, MEK u zhvendos në një tjetër kamp, të quajtur “Liberty”. Por, kampi i ri ishte i ndërtuar me kapanone, pa një fortifikim dhe këtu drejtuesit e opozitës iraniane deklaronin se ishin më të kërcënuar se kurrë. Ata kërkonin rikthimin në “Ashraf”, që kundërshtohej nga qeveria e Irakut.

Nën presionin e Irakut për t’i larguar, shpesh edhe duke u prerë e reduktuar furnizimin me ujë, ushqime dhe ilaçe bazë dhe të SHBA për të shmangur një katastrofë humanitare u gjet një rrugë e mesme. Rruga e Mesme ishte zhvendosja e anëtarëve të MEK në vende të treta. Fillimisht plani ishte zhvendosja e tyre në disa vende, mes të cilave edhe Shqipëria.

Strehimi i tyre besohet se Shqipërisë i është propozuar në nëntor të 2012, gjatë kohës kur në Tiranë ndalej Hillary Clinton, në atë kohë Sekretare e Shtetit. Berisha njoftonte në fillim të 2013, pak para zgjedhjeve të përgjithshme se Shqipëria kishte pranuar të strehojë 210 muxhahedinë.

Por, asnjë vend tjetër nuk doli vullnetar për të strehuar në territorin e vet anëtarë të një organizate që deri në 2009 ishte në listën e organizatave terroriste të Perëndimit dhe në listën e organizatave terroriste të Iranit dhe Irakut. Vendimi i Shqipërisë u kritikua nga Irani, që tha se Tirana po strehonte elementë të rrezikshëm.

Në 2016, Shqipëria vendos të strehojë të gjithë muxhahedinët që ndodheshin ende në Irak. Ata u vendosën përkohësisht në apartamentet e marra me qira në pallatet e reja të vendosura përgjatë Unazës së Re në zonën e Yzberishit dhe pranë një godine përballë City Park në autostradën Tiranë-Durrës.

Grupi i fundit i tyre mbërriti në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit në vitin 2016. Vendosja e tyre në Shqipëri u bë vetëm për qëllime humanitare.

Plani i ndërkombëtarëve ishte shpërndarja e këtij grupimi në disa vende, për t’i shpëtuar nga sulmet e vazhdueshme që ndërmerrnin ndaj tyre autoritetet irakiane. Por, asnjë vend tjetër nuk pranoi që të strehojë anëtarët e MEK.

Në 2014, Shqipëria pranoi që të marrë edhe pjesën tjetër të luftëtarëve të MEK të mbetur në Irak, rreth 2 mijë prej tyre.

Në vitin 2016, rreth 3 mijë muxhahedinët ndodheshin në Shqipëri, të shpërndarë në dy qendra strehimi të përkohshme pranë Tiranës. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës shkon rreth 3500. Kampi është i organizuar mbi modelin e një qyteze të vogël ku ofrohen të gjitha shërbimet brenda.

Tags: IranimuxhahadiinetpoliciaShqiperia
ShareTweetShare
Previous Post

LAJMI FUNDIT: Kurti harron ‘problemet’ në Veri, ja ku po shkon

Next Post

“HALA” thotë në këngën e re super talenti Alboos Krasniqi

Next Post
“HALA” thotë në këngën e re super talenti Alboos Krasniqi

“HALA” thotë në këngën e re super talenti Alboos Krasniqi

Lajmet e fundit

Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

21/05/2025
Shoferi zvarrit qentë dy orë lidhur prapa veturës

Shoferi zvarrit qentë dy orë lidhur prapa veturës

21/05/2025
Arrestohet një person në veri, iu gjetën 14 karikatorë e 280 fishekë

Arrestohet një person në veri, iu gjetën 14 karikatorë e 280 fishekë

21/05/2025
Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumente

Vjedhje në mes të ditës në Gërmi – qytetares i thyhet vetura, ia marrin kuletën me para e dokumente

21/05/2025
Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

Pa ZRrE-në dhe AKK-në, LDK-ja mban takimin me deputetë dhe përfaqësues të bizneseve

21/05/2025
Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

Mbretëria e Bashkuar premton 4 milionë paund ndihmë humanitare për Gazën

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë

21/05/2025
Shoferi zvarrit qentë dy orë lidhur prapa veturës

Shoferi zvarrit qentë dy orë lidhur prapa veturës

21/05/2025
Arrestohet një person në veri, iu gjetën 14 karikatorë e 280 fishekë

Arrestohet një person në veri, iu gjetën 14 karikatorë e 280 fishekë

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.