Nuk i mori shumë kohë përgatitja e kontratave të punës.
Por as edhe pasurimi i tij brenda muajit nëntor, pasi për një ditë mori 10,800 euro.
Astrit Gashi i futi në çantë 360 zarfe të 360 personave të cilët synonin të punësoheshin në faqen e tij në Instagram të quajtur “ASTALENT”, raporton Kiks Kosova.
Zarfet i dorëzoi te një postë vendore, pasi kjo ishte mundësia e vetme e kontaktit me ta.
Punëtorët e postës morën porosinë të cilën e shpërndanë në lokacione të ndryshme, duke përfshirë edhe në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
Të painformuar se çfarë ka brenda, postierët i shpërndanë kontratat.
Për detaje, ndiqeni kronikën më poshtë: