Granit Sokolaj nga Qendra Alert për Mbrojtjen e Konsumatorit thekson se organizata ka si qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve në çdo aspekt.
“Qendra Alert u themelua në Shqipëri në vitin 2019 dhe në gusht të vitit të kaluar edhe në Kosovë, si përgjigje ndaj mungesës së mekanizmave për mbrojtjen e konsumatorit”, shpjegoi Sokolaj, në emisionin “Fol me Arin’ në Klan Kosova FM.
Ai vë në pah se problemi kryesor me të cilin përballen konsumatorët është mungesa e informimit dhe ndërgjegjësimit.
“Shpesh, ne nuk e dimë çfarë konsumojmë dhe cilat janë të drejtat tona”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.
Për të kuptuar më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: