Një nga gjërat më të bezdisshme për femrat janë qimet e fytyrës, por akoma më të bezdisshme janë metodat e dhimbshme për t’i hequr ato.
Ndërmjet mënyrave torturuese si piskatorja, depilimi me pe, strisha e dyllit apo depilimi me sheqer, të gjitha do të donit t’i jepni fund një herë e pëgjithmonë këtij problemi. Ruajini qe ti keni gjithmone keto recetat.
Edhe pse keni i provuar me dhjetëra maska, kremëra depilues etj, qimet mbi buzë duekt sikur nuk lëvizin nga vendi. Megjithatë, ka plot metoda natyrale për heqjen e tyre pa dhimbje.
Po ju prezantojme dy maska të thjeshta që do ju ndihmojnë t’i hiqni lehtësisht qimet mbi buzë.
1.Maskë me kafe dhe sodë buke : Ideja e kombinimit të kafesë me sodën e bukës nuk do t’ju entuziazmonte aspak nëse do u kërkohej ta hanit ose pinit, por nuk është e njëjta gjë për fytyrën tuaj. Kjo maskë e veçantë është ndër më efektivet kur bëhet fjalë për eleminimin e pushit dhe qimeve të padëshiruara në fytyrë.
Në një enë shtoni 2 lugë gjelle kafe pluhur, 1 lugë çaji sodë buke dhe një lugë gjelle ujë.Përziejini mirë e mirë derisa të krijohet një masë e trashë e cila në pamje të parë i ngjan scrubit të lëkurës.
Hapeni nëzonën mbi buzë me kujdes dhe pasi të veprojë për disa minuta, filloni ta hiqni me anë të një spatulae në anën e kundërt të qimeve. Pasi të lani fytyrën do të vini re ndryshimet e para. Mjafton ta përdorni 2-3 herë në javë dhe qimet tuaja do të zhduken ploëtsisht.
2.Maskë me miell misri dhe vezë: Me siguri keni dëgjuar për recetën klasike me shqer dhe të bardhë veze që përdornin mamatë dhe gjyshet, por na besoni,kjo maskë është ajo që kërkoni prej kohësh.
Përveç se eleminon qimet me gjithë rrënjë, shërben gjithashtu si një scrub natyral që heq qelizat e vdekura dhe i jep fytyrës një ndjenjë freskie.
Në një enë qelqi shtoni një kokërr veze dhe rriheni me pirun, më pas shtoni 2 lugë gjelle miell misri dhe përziejini derisa të formohet një masë homogjene. Përdoreni mbi mbzuë dhe lëreni të thahet për pak minuta. Më pas hiqni nga lëkurë me anë të masazheve rrethore.
Kur të lani fytyrën do të vini re se maska ka funksionuar vërtetë.