Të mërkurën, Policia e Kosovës ka marrë veprime të mbikëqyerjes së vijёs hekurudhore e cila kalon pёrgjatë zonёs së pergjegjësisë sё Stacionit Policor nё Klinё, duke verifikuar drejtuesit e automjeteve se a po ndalohen nё vend kalime hekurudhore ku ёshtё e vendosur shenja “STOP”.
Ky planifikim ka rrjedhojë si pasojë e dy aksidenteve me tren javën e kaluar nё kёtё zonё .
Lidhur me këtë, gazetari korrespodent Valdrin Daci thotë se atë që nuk po e bën ministria, ka filluar ta bëjë Policia, transmeton Klankosova.tv.
“Policia nuk investon, mirëpo inspekton, dhe dje pas raportimeve të shumta të aksidente, policia ka vënë forcat e saja në aksion. Dyshohet se aksidentet po ndodhin për shkak të mosrespektimit të shenjës STOP”, u shpreh Daci për emisionin “Ora Shtatë”.
Ndër të tjera, ai tha se në territorin e Pejës nuk është dalluar ndonjë laurë që paralajmëron ardhjen e trenit.
Policia gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se lidhur me këtë aksion, ka shqiptuar dhjetëra gjoba.