Policia e Kosovës, ka njoftuar se dy inspektorë komunale janë kërcënuar nga pronari i një kompanie private në Lipjan, shkruan Gazeta Metro.
Kjo ka ndodhur pasi që, inspektorët i kanë shqiptuar gjobë kompanisë së të dyshuarit.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“KANOSJE – Rr. Shqipëria, Lipjan 31.05.2023 – 14:15. Dy viktima meshkuj kosovarë inspektor komunal, kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, pronari i kompanisë private, pasi që ditë me parë, i kishin shqiptuar një gjobe kompanisë se tij, për shkak të mosrespektimit të vijave të transportit. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK’ja.