Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë për incidentet që kanë ndodhur natën e ndërrimit të moteve, raporton Express.
Sipas Policisë, nata e vitit të ri ka kaluar kryesisht e qetë, megjithëse janë raportuar disa raste ku janë përdorur armë zjarri ‘për të festuar’ dhe incidente me lëndime të lehta nga përdorimi i pakujdesshëm i mjeteve piroteknike.
Aksidente trafiku me fatalitet s’janë regjistruar.
“Në aspektin e sigurisë në trafik, gjatë ditës së djeshme (deri në ora 00) nuk është raportuar për asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Policia e Kosovës të gjithë qytetarëve të vendit ua uron vitin e ri 2022, të jetë edhe ky vit, vit i bashkëpunimit të qytetarëve më policinë, në të mirë të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, jetës dhe pronës”, ka njoftuar Policia.