Emisioni Udhëve i RTK-së kishte publikuar faktet e pakontestueshme se Nazim Bllaca ishte agjent i Serbisë nga viti 1997. Incizimet e tij para hetuesve dhe prokurorëve serb, dokumentet e nënshkruara nga ai dhe zyrtarët e inteligjencës serbe e dëshmonin këtë.
Ende nuk dihet saktësisht se si u zbuluan dokumentet top sekrete që dëshmojnë inkuadrimin e tij në shërbimin sekret serb.
Por, në një email të vitit 2015, Nazim Bllaca alarmon zyrtarët e EULEXI-t se disa dokumente top sekrete i ka gjetur policia e Kosovës afër shtëpisë së tij. Me sa duket ato ishin dokumentet me të cilat dëshmohej ana e tij e errët.
Në email ai u thotë zyrtarëve të EULEX-it se ”Është vdekje për mua në çdo moment që ato dokumente qëndrojnë në duart e policisë së Kosovës”.
Dokumentet e incizimet ai i kishte ruajtur në një vend afër shtëpisë dhe i kishte groposur në tokë.
Ja emaili i plotë: